12 Mënyra si të fitojmë Para Online.

Paketat  e web hosting janë një nga mënyrat më fitimprurëse në  ditët e sotme. Nëse jeni fillestarë në botën e fitimit të të ardhurave në internet, promovimi i web hosting është një mënyrë perfekte për të fituar para. Shumë prej këtyre programeve Affiliate kanë vite që vazhdojnë dhe paguajnë vazhdimisht bashkëpunëtorët (partnerë që sjellin klientë).

Një nga vështirësitë e shitjes së paketave hosting është se njerëzit janë të kujdesshëm në lidhje me përzgjedhjen. Arsyeja është se web hosting luan një rol të madh në ecurinë e faqes dhe lëvizja nga një kompani hosting në një tjetër mund të jetë e bezdisshme. Përveç kësaj, nëse një person merr një plan vjetor (ose më gjatë) me shumë mundësi do të vazhdojnë me atë kompani për një kohë të gjatë, prandaj zgjedhja e paketës më të mirë të web hosting është një vendim i rëndësishëm.

Pra, nëse përqendroheni në fitimin e komisioneve përmes programeve affiliate në web hosting, do të habiteni në shumën që kompanitë paguajnë për klientët që keni sjellë.

Sa mund të fitoni nga programet affiliate të Web Hosting?

Paketat e web hosting te GreenHost fillojnë nga 2.95€ deri në 16.95€ në muaj. Kjo nuk do të thotë që paguhet vetëm një përqindje e kësaj shume pasi paketat e web hosting zakonisht kërkojnë që klientët të blejnë një kohëzgjatje minimale (shërbim 1-vjeçar , 2- vjeçar , 3-vjeçar e kështu me radhë) që mund të sjellë komisione nga 25 -100 € për shitje.

Sfida e vetme është që nëse doni të fitoni të ardhura të qëndrueshme nga komisionet, duhet të jeni në gjendje të shisni më shumë se një plan çdo muaj. Ju mund ta bëni këtë duke punuar shumë për të promovuar kompaninë e web hosting në menyrë që të jeni në gjendje të merrni një pjesë të madhe nga komisionet.

GreenHost ju jep komision 40% të shumës së blerjeve që bën nje klient i sjellë nga ju. Pra nëse një klient shpenzon 100€ tek GreenHost ju merni 40€. Gjithashtu fitoni një bonus 30€ sapo ju bëheni pjesë e programit Affiliate. Klikoni këtu për më shumë rreth programit Affiliate të CloudyHost

12 mënyra që ju mund të fitoni komisione nga Programet affiliate të Web Hosting

1. Shkruani një postim në blog

Blogimi është mënyra më e zakonshme e promovimit të planeve të web hosting si pjesë e marketingut affiliate. Ka një numër teknikash që mund ta bëni këtë, si:

Paketat e ofruara

Listoni të gjitha paketat e ofruara nga web hosting.

Krahasim

Ka shumë njerëz që kërkojnë përgjigje kur duan të zgjedhin Kompaninë X ose Kompaninë Y, e kështu me radhë. Rezultati do të varet nga shkrimi që ju bëni. Përfundoni postimin duke rekomanduar tek lexuesit tuaj kompaninë me të cilën jeni Affiliate.

2. Krijo një eBook

Nëse po shkruani një eBook rreth fillimit të një blogu për fillestar, mund të shfaqni kompaninë e zgjedhur të web hosting në kapituj të ndryshëm të saj.

3. Ndërtoni një faqe të dedikuar për shqyrtimin dhe krahasimin e programeve të Web Hosting

Siç e kemi përmendur edhe më parë, faqet e internetit që synojnë krahasimin e  web hosting rritin shanset tuaj për shitje.

Ju mund të postoni shkrime në lidhje me kompanitë me të cilën jeni affiliate. Sa më shumë artikuj interesantë dhe informues për audiencën, aq më shumë mundësi shitjeje.

4. Video në YouTube

Nuk keni nevojë për një faqe interneti me postime të plota për të promovuar planet e web hosting. Ju mund të bëni një video tutorial duke theksuar planin e hostit të internetit ose kompaninë që keni zgjedhur. P.sh: ‘instalimi i WordPress (mund të përmendni dhe kompaninë me të cilën jeni affiliate)

5. Ndërtimi i një faqe interneti

Njerëzit i duan Kuponat me Zbritje, madje edhe kur bëhet fjalë për web hosting. Ka shumë njerëz që kërkojnë web host më të mirë, klientë që kërkojnë të ndryshojnë planet e tyre të hosting ose edhe klientët që kërkojnë të kalojnë në një kompani tjetër .

Si person affiliate, ju jepet një kupon për zbritje nga cmimet zyrtar dhe ju mund t’i ofroni këto kupona për këdo. Ju mund të bëni çdo lloj marketingu dhe t’i promovoni ato.

6. Përdorni mediat sociale

Përdorni Facebook, Twitter, LinkedIn, Instagram, apo ndonjë platformë tjetër të mediave sociale për të promovuar lidhjet tuaja të web hosting. Ju mund të përdorni mediat sociale për faqen tuaj të internetit, ose edhe ta përdorni atë si një teknikë standarte të promovimit.

7. Përfitoni nga reklamat

Nëse keni një blog, përfitoni nga hapësirat e reklamave. Krijoni një hapsirë ku mund të vendosni reklamat që tërheqin vëmendjen e lexuesve.

8. Mësojini të tjerët

Nëse keni influencë, mund të zhvilloni ndonjë metodë mësimore që ju preferoni në mënyrë që të  keni mundësi të shfaqni dhe kompaninë e web host-it. Sa më shumë njerëz t’ju ndjekin juve, aq më shumë persona do të zgjedhin shërbimet që ju reklamoni.

9. Negocioni me kompanitë web hosting për t’u dhënë lexuesve tuaj marrëveshjet ekskluzive

Përveç kuponave të web hosting që mund të krijoni në panelin e faqes  tuaj, ju gjithashtu mund të negocioni me kompaninë hosting për marrëveshje unike që mund t’i jepni lexuesve tuaj. Duhet të keni reputacion të mirë në mënyrë që kompania të mbështesë kërkesën tuaj për një marrëveshje ekskluzive.

10. Vizitoni blogje të tjerë

Në botën online, network është një mënyrë shumë e mirë për të pasur kontakte me njerëz të ndryshëm. Ndërsa është e rëndësishme të përcaktoni dhe ndiqni konkurrentët tuaj, është po aq e rëndësishme që të krijoni marrëdhënie me njerëz të tjerë që bëjnë të njëjtën punë si ju.

11. Përdorni email

Nëse jeni një ekspert në marketingun e emailit, ose keni një listë të gatshme për përdorim, mos harroni të promovoni linqet e affiliate nëpërmjet email-eve. Duke vënë një dhuratë produkti, duke ofruar kupona, ose duke dërguar një email interesant për një postim të ri të botuar në blog mund të ndikojë në interesin e lexuesve tuaj.

12. Krijo një faqe unike

Me një ide dhe dizajn të mirë, ju do të jeni në gjendje t’i bindni njerëzit që të blejnë ndonjë nga shërbimet që shisni.

Këto 12 mënyra për shitjen e shërbimeve web host nuk janë të reja, por janë ende shumë efektive.