CloudyHost è certificato con il certificato di sicurezza PCI DSS 2022
Si të krijojmë një dyqan online me PrestaShop
PrestaShop përdoret nga një numër i madh sipërmarrësish në mbarë botën. Është zgjidhja më e mirë për të krijuar një faqe e-commerce. PrestaShop u mundëson përdoruesve të ndërtojnë dyqanet e tyre online edhe pa patur njohuri teknike.
Instalimi i PrestaShop
Ju mund të instaloni PrestaShop falas. Si fillim ju duhet të keni zgjedhur një nga paketat e hostimit që ne ofrojmë.
PrestaShop instalohet përmes Softaculous.
Së pari, ju duhet të përdorni llogarinë tuaj cPanel dhe të gjeni ikonën Softaculous e cila është nën seksionin Software / Services.
Hapi tjetër është që të klikoni në ikonën Softaculous. Do të kaloni në një faqe të re,në panelin e kontrollit të Softaculous. Prej këtu mund të instaloni aplikacione të reja, importoni faqet e internetit ekzistuese, etj. Në anën e majtë të ekranit gjenden kategoritë. Për të vazhduar me instalimin PrestaShop gjeni seksionin E-Commerce dhe klikoni mbi të. Do të shihni një listë aplikacionesh që mund të instaloni. Gjeni PrestaShop dhe klikoni.
Kliko në butonin Install.
Në këtë hap duhet të jepni më shumë detaje në lidhje me faqen e internetit të PrestaShop. Disa nga fushat plotësohen automatikisht nga Softaculous për lehtësinë tuaj.
Pas plotësimit të fushave, shkoni në fund të faqes dhe klikoni mbi butonin Install.
PrestaShop u instalua! Tani mund të filloni me hapat e mëposhtëm.
Instalimi i Temës
Për të instaluar një temë duhet të shkoni tek paneli admin i faqes suaj të internetit dhe të klikoni mbi Design> Theme and Logo.
Klikoni Add New Theme
Klikoni mbi butonin Add file dhe zgjidhni skedarin e temës që keni zgjedhur dhe keni instaluar tashmë. klikoni në butonin Save.
Kthehuni te faqja Design> Theme and Logo dhe gjeni temën e sapo instaluar. Klikoni Use this theme.
Tema juaj e re tashmë është instaluar!
Shtimi i Produkteve
Ju mund të shtoni produkte sipas kategorive. Klikoni në Catalog> Products dhe klikoni mbi butonin NEW PRODUCT .
Më pas, në faqen tjetër ju duhet të shkruani detajet e produktit- emrin, kategorinë, imazhet, çmimin, sasinë, etj.
Media Sociale
Shfaqni mediat sociale si: Facebook, Twitter, Google apo Pinterest në faqen tuaj.
Kontaktet
Shfaqni të dhënat tuaja të kontaktit: vendosni emrin, adresën, numrin e telefonit dhe email-in tuaj në fushat përkatëse dhe klikoni ‘Save’ (1).
Menaxhimi i porosive
Nën menunë “Orders” , mund t’i shikoni të gjitha blerjet nga dyqani juaj
Këto janë disa nga hapat që duhen ndjekur për të krijuar një dyqan online me PrestaShop.