CloudyHost è certificato con il certificato di sicurezza PCI DSS 2022
Çfarë është SSL dhe Let’s Encrypt SSL?
Një nga komponentët më të rëndësishëm të biznesit online është krijimi i një ambienti të besueshëm ku klientët potencialë të ndihen të sigurt për blerjen e tyre. SSL(Secure Sockets Layer) siguron krijimin e një lidhjeje të koduar midis një serveri të uebit dhe një browser-i. Kjo lidhje siguron që të gjitha të dhënat e kaluara në mes të serverit të internetit dhe browser-it të mbeten private.
SSL lejon informacionet e rëndësishme si numrat e kartës së kreditit apo numrat personal të identifikimit të transmetohen në mënyrë të sigurt.
Si t’a kuptoni që një faqe interneti është e sigurt me SSL?
Një faqe interneti është e sigurt me SSL kur në adresën e URL-së shfaqet HTTPS në vend të HTTP apo dhe simboli i një dryni.
J’a një shembull i një faqeje interneti të sigurt me SSL(shembulli i parë) dhe një faqeje të pasigurtë (shembulli i dytë).
Pse certifikata SSL është kaq e rëndësishme?
Kodon informacionet e rëndësishme
Kur përdoret një certifikatë SSL, informacioni bëhet i paqartë për të gjithë, përveç serverit për të cilin po dërgoni informacionin. Kjo e mbron atë nga hakersat.
Prania e HTTPS-së do t’u tregojë vizitorëve se faqja juaj është e sigurt. Nëse faqja juaj nuk e përmban HTTPS-në, vizitorët mund ta etiketojnë atë si “të pasigurt”.
Google i jep faqeve të internetit me certifikatë SSL një rritje në rënditje. SSL do t’ju japë përparësi ndaj konkurrentëve tuaj të cilët ende nuk kanë SSL-në.
Si të merrni një Certifikatë SSL?
Të gjitha paketat e web hosting në CloudyHost vijnë me një çertifikatë SSL të përfshirë.
Çfarë është Let’s Encrypt SSL?
Let’s Encrypt siguron dy lloje të certifikatave, SSL dhe SSL Wildcard, i cili mbulon jo vetëm një domain të vetëm, por të gjitha nëndomainet e tij gjithashtu. Të dyja llojet e certifikatave SSL lëshohen për një periudhë prej 90 ditësh në serverat e CloudyHost.com dhe ripërsëriten automatikisht.