Çfarë është Imunify360?

Imunify360

Imunify360 është një zgjidhje e fuqishme sigurie për të gjithë serverat e Linux web.

Faqet e platformave të bazuara në PHP, si WordPress, Joomla dhe Magento CMS, aplikacione të ndryshme për eCommerce dhe forume, janë të cënueshme nga sulmet në internet. Me vetëm disa rreshta kodesh, hakerët mund të injektojnë malware, të dëmtojnë faqen tuaj, ose të limitojnë qasjen tuaj në faqen e internetit.

Imunify360 përdor algoritme të shumta për të identifikuar rastet qe mund të sjellin probleme dhe për t’i parandaluar sulmet e reja.

Përfitimet e Imunify 360

➤Imunify360 vazhdimisht mbledh dhe përpunon sasi të madhe informacioni rreth sulmeve të reja nga serverat në të gjithë botën. Analizon trafikun në internet që godet serverat tuaj, kupton të gjitha kërcënimet e sigurisë dhe përdor teknologjinë e fuqishme të AI për të përditësuar në mënyrë dinamike rregullat e saj dhe për të parandaluar sulme që mund të shkaktojnë dëm.

➤Mbron serverin tuaj dhe të gjitha faqet nga kërcënime, të tilla si malware të njohur dhe të panjohur. 

➤Analizon të dhënat nga rrjeti global për të ndaluar sulmet para se të ndodhin.

➤Përfshin karakteristika të tjera të tilla si Menaxhimi i Reputacionit dhe një sistem i avancuar Captcha për verifikimin e vizitorëve të faqes edhe një sistemi me frekuencë të lartë të skanimi që nuk e pakëson punën e sistemit tuaj.

Të gjitha paketat tona hosting tashmë përfshijnë mbrojtje IMUNIFY360.

Mbani WordPress, Joomla, Drupal dhe faqet e tjera të bazuara në PHP automatikisht të sigurta dhe pa malware duke përdorur planet e hosting nga CloudyHost.com