Si të tërhiqni audiencën me postimet tuaja.

Tërheqja e audiencës në mediat sociale është një mënyrë e shkëlqyeshme për të ndërtuar më shumë lidhje me klientët potencialë.

Por cilat janë disa nga taktikat e mediave sociale për më shumë audiencë?

Nxitni bisedime me audiencën

Duke postuar pyetje dhe duke kërkuar sugjerime, ju do të inkurajoni audiencën që të ndërveprojë me markën tuaj dhe të bëhen pjesë e bisedës. Sa më shumë përgjigje, aq më shumë të tjerë do të duan të përfshihen, gjë që do të rrisë shikueshmërinë e postimeve.

Postoni video

Për të pasur vëmendje më të madhe të audiencës, markat duhet të postojnë video ekskluzive dhe të përfshijnë përmbajtje të produkteve dhe shërbimeve të tyre. Rrjetet sociale sigurojnë analytics për të parë se si videot po perforjmojnë. Videot më të mira janë ato video të shkurtra që kapin vëmendjen e publikut që nga fillimi.

Personalizoni

Personalizimi është një metodë efektive për të fituar dhe mbajtur vëmendjen e audiencës tuaj të synuar. Në vend që të jepni mesazhin tuaj të biznesit te e gjithë audienca, mundohuni t’a përcillni te audienca e synuar.

Bëni postime me cilësi të lartë

Strategjia juaj kryesore e marketingut të mediave sociale duhet të përqendrohet në arsyen kryesore se pse njerëzit ju ndjekin ju. Merrni kohë për të shpërndarë përmbajtje kreative që është me cilësi të lartë për të kapur dhe mbajtur interesin e audinecës suaj.

Postoni në kohën e duhur

Çdo llogari në mediat sociale ka një audiencë unike, me të vendosur në zona të ndryshme , prandaj është e rëndësishme të gjeni kohën më të mirë për të postuar. Ju do të merrni më shumë vëmendje në përmbajtjen tuaj vetëm duke ditur kohën më të mirë për të postuar në rrjetet sociale.

Përdorimi i duhur i Hashtags

Hashtag është mjeti më i rëndësishëm në mediat sociale që ju ndihmon të arrini audiencën tuaj të synuar. Por për të përfituar nga kjo, ju duhet t’i përdorni ato në mënyrën e duhur.

Bëni disa kërkime mbi hashtagët që janë aktualisht në trend dhe janë të përshtatshme për biznesin tuaj dhe postimet tuaja. Përveç kësaj, shikoni postimet e disa prej bizneseve në industrinë tuaj dhe gjeni se cilat hashtags po përdorin për të arritur audiencën.