CloudyHost è certificato con il certificato di sicurezza PCI DSS 2022
5 Gabime që duhen shmangur në WordPress
1. Faqja nuk është përshtatur për paisje mobile
Pajisjet celulare po bëhen shpejt mënyra më e zakonshme e lundrimit në faqet e internetit të WordPress. Kjo është arsyeja se pse faqja juaj e internetit duhet të jetë e lexueshme në të gjitha madhësitë e ekranit. Ajo se çfarë mund të bëni është që faqja të përshtatet në çdo paisje. Në këtë mënyrë, faqja juaj do të duket e mirë në të gjitha madhësitë e ekranit.
2. SEO
Një tjetër gjë shumë e thjeshtë që fillestarët anashkalojnë është SEO. Jo nuk është e mjaftueshme vetëm të instaloni një shtojcë SEO nga Yoast, dhe pastaj mos të bëni asgjë. Ju duhet të rifreskoni faqen tuaj në mënyrë të vazhdueshme.
3. Platforma WordPress
Ju duhet të bëni zgjedhjen e duhur për platformën tuaj të re të WordPress.
CloudyHost.com mundëson WordPress, i cili është instaluar direkt në serverin tonë dhe është i përshtatshëm për të gjithë ju. Merrni një nga paketat e hosting dhe filloni të ndërtoni faqen tuaj WordPress.
4. Dizajn i papërshtatshëm
Dizajni i faqes së internetit është shumë i rëndësishëm. Është e vështirë për të dalluar gabimet, veçanërisht nëse nuk jeni dizajner. Këto janë disa nga gabimet më të shpeshta:
• Përdorimi i ngjyrave që nuk shkojnë me njëra-tjetrën
• Cilësi e dobët imazhi
• Imazhe të mëdha
• Logo e madhe
5. Anashkalimi i sigurisë
Shpesh përdoruesit nuk kujdesen për sigurinë e faqes së tyre. Zhvilluesit dhe bizneset përpiqen të qëndrojnë disa hapa përpara hakersave. Mbani faqen tuaj të WordPress të sigurt nëpërmjet përdorimit të fuqishëm të kodeve të identifikimit.