CloudyHost è certificato con il certificato di sicurezza PCI DSS 2022
Çfarë është Softaculous dhe si përdoret?
Çfarë është Softaculous?
Softaculous lejon instalimin e aplikacioneve në internet me klikimin e një butoni. Një shumëllojshmëri e gjerë e aplikacioneve janë në dispozicion për t’u instaluar lehtësisht.
CloudyHost.com e ofron Softaculous dhe ju nuk keni pse të shqetësoheni për instalimin duke marrë një nga paketat e hosting.
CloudyHost.com gjithashtu ju ofron kalimin nga hosti juaj i vjetër në GreenHost.al. Ne do j’u ndihmojmë në transferimin dhe rivendosjen e llogarisë tuaj, pa kosto.
Instalimi me një klikim për Aplikacione dhe Skriptet
Ju mund të instaloni me një klikim:
Blogje, forume;
CMS, sistemet e tregtisë elektronike së bashku me ndërtimin dhe mjetet e bazës së të dhënave
Rrjete sociale, posta elektronike, kalendarët, sondazhet dhe menaxhimi i reklamave
Shërbimi i klientit etj.
Instalimi i aplikacioneve
Për të filluar instalimin me Softaculous, futuni në aplikacionin Softaculous nëpërmjet cPanel. Pastaj, zgjidhni një aplikacion nga lista.
Opsionet e përdoruesit në Softaculous lejojnë ndryshimin e gjuhës, shfaqjen e menusë anësore dhe përshtatjen e kohës në lidhje me vendodhjen.
Shumë prej aplikacioneve janë të lidhura me skriptet e shkruara standarte në PHP , edhe pse Softaculous gjithashtu ofron disa funksione JavaScript, Perl dhe PHP për më shumë teknikë.
Softaculous është i integruar në cPanel dhe mund të instalohet në cPanel në vetëm 2 minuta. Softaculous është e integruar fort me cPanel dhe ju mund të keni qasje në 449 aplikacione.
Ja se si mund ta gjeni:
- Hyni në llogarinë tuaj cPanel.
- Shkoni poshtë në seksionin Software / Services.
- Klikoni Softaculous për ta hapur dhe për ta përdorur atë.