Si të rregullojmë përmbajtjen e pasigurtë në faqe

Çertifikatat SSL janë shumë të rëndësishme për faqet e internetit sot. Jo vetëm që janë jetike për krijimin e lidhjeve të sigurta midis pajisjeve të përdoruesve dhe serverit të faqes, por është i detyrueshëm për shumë shfletues webi. Nëse zgjidhni të instaloni një SSL, tek shfletuesit kryesorë të internetit si Chrome dhe Firefox do të shfaqet një paralajmërim që faqja juaj “nuk është e sigurtë”. Ndaj nuk është për t’u habitur, që shumë faqe në internet kanë SSL.

Ndonjëherë problemet mund të lindin edhe kur instaloni një çertifikatë SSL që mund të parandalojë krijimin e lidhjeve të sigurta. Një nga këto çështje është përmbajtja e pasigurtë.

Lidhjet HTTP vs HTTPS

Për të shpjeguar përmbajtjen e pasigurtë, së pari do të duhet të kuptoni ndryshimin midis lidhjeve HTTP dhe HTTPS. Ju ndoshta keni parë që të dy shfaqen në shiritin e adresave të shfletuesit të internetit si parashtesë e faqes që po vizitonit. HTTP është Protokolli i Transferimit të Hypertext dhe lejon transferimin e të dhënave përmes internetit midis një serveri dhe një klienti, siç është një shfletues webi. HTTPS – Hypertext Transfer Protocol Secure është e njëjtë, përveç me një ndryshim – transferimi i të dhënave është i koduar, që do të thotë se asnjë palë e tretë nuk mund të ketë qasje në informacionin e dërguar përmes kësaj lidhjeje.

Kur një website ka një çertifikatë SSL, faqet e saj të internetit do të ngarkohen përmes protokollit HTTPS. Kur një faqe ka përmbajtje të pasigurtë, faqja juaj ka të ngjarë të ngarkohet përmes HTTP dhe përdoruesit do t’i shfaqet një mesazh, “kjo faqe përmban artikuj të sigurtë dhe jo të sigurtë”.

Në momentin që ju shfaqet një mesazh i tillë pasi keni tentuar për të instaluar një SSL është padyshim zhgënjyese. A nuk duhej që çertifikata SSL të bënte gjithçka të sigurtë?

Çertifikatat SSL nuk janë një zgjidhje e shpejtë për të gjitha nevojat e sigurisë së faqes. Nëse faqja juaj ka probleme, nuk do ta tejkalojë atë. Përmbajtja e pasigurtë ndodh për shkak të një problemi me kodimin e faqes dhe nuk ka të bëjë me një SSL.

Çfarë është përmbajtja e pasigurtë?

Kur flasim për përmbajtjen e faqes, do të flasim për gjithçka që përbën, nga CSS, Javascript dhe HTML e deri tek imazhet dhe videot. Para se të ngarkohet një faqe në shfletuesin tuaj, ajo dërgon një mesazh tek serveri, duke kërkuar përmbajtjen që ka në faqe. Shumica e faqeve në internet përbëhen nga një kombinim i përmbajtjes, dhe secili burim shkarkohet përmes kërkesave të veçanta. Pasi të jetë shkarkuar përmbajtja, faqja shfaqet në shfletuesin tuaj.

Përmbajtja e pasigurtë ndodh kur një pjesë e përmbajtjes ngarkohet përmes HTTP. Kur faqja juaj në internet ka përmbajtje të sigurtë dhe të pasigurtë, kjo njihet si përmbajtje e përzier. Kjo ndodh në momentin që një pjesë e përmbajtjes së faqes tuaj është hostuar në një faqe që nuk përmban SSL, kështu që ato po ngarkohen përmes një lidhjeje që nuk është e enkriptuar. Kjo ndodh gjithashtu edhe kur përmbajtja është në një site me një SSL të skaduar ose të pavlefshme.

Pse përmbajtja e pasigurtë është problem?

Nëse ndonjë nga përmbajtjet ngarkohen përmes një lidhje HTTP, atëherë e gjithë faqja do të ngarkohet përmes HTTP edhe nëse keni një SSL. Çertifikatat SSL shtojnë sigurinë e lidhjes midis përmbajtjes në serverin tuaj dhe shfletuesit të një përdoruesi, dhe jo përmbajtjes të hostuar diku tjetër.

Faqet me përmbajtje të përzier mund të lërë përdoruesit e saj të ndjeshëm ndaj sulmeve nga hackers, ku mund të ndërpritet dhe modifikohet lidhja midis një shfletuesi dhe serverit.

Përtej kësaj, përmbajtja e përzier mund të ndikojë në trafikun e faqes në internet dhe në përdorimin e faqes. Përdoruesve ju shfaqet një mesazh që i paralajmëron që faqja nuk është e sigurtë dhe në këtë mënyrë mund të zgjedhin të mos vazhdojnë më.

Shumë shfletues kanë filluar të bllokojnë tërësisht përmbajtjen e pasigurtë. Në një përditësim të janarit 2021, Google Chrome filloi të bllokonte shkarkimet HTTP të imazheve, dokumenteve dhe PDF nga faqet HTTPS.

Rregullimi i përmbajtjes së pasigurtë në faqen tuaj

Nëse zbuloni se faqja juaj ka përmbajtje të pasigurtë dhe nuk keni ide se ku të filloni me rregullimin e saj, mos e humbni shpresën. Ka shumë burime që mund t’ju ndihmojnë:

  • Why No Padlock? – Shkruani URL e faqes tuaj dhe do të gjej çdo artikull të pasigurtë në faqe.
  • HTTPS Checker – Kjo do të kontrollojë çdo përmbajtje HTTP në faqen tuaj.

Tani që e dini se cila është përmbajtja e pasigurtë, keni disa mundësi për ta rregulluar atë:

  • Instaloni SSL: WordPress plugin do të gjejë dhe zgjidhë çështjet më të pasigurta të përmbajtjes për ju.
  • Fshini plotësisht materialet e përmbajtjes së pasigurtë nga faqja juaj.
  • Nëse lejohet, ringarkoni materialin direkt në faqen tuaj.
  • Lidhni përmbajtjen me një faqe më të sigurtë.

Përfundimi

Përballja me çështjen e përmbajtjes së pasigurtë në faqen tuaj mund të jetë një shqetësim. Për fat të mirë, gjetja dhe rregullimi i tij është shumë i lehtë falë mjeteve falas në dispozicionin tuaj. Nëse zbuloni se faqja juaj është e pasigurtë, rregullojeni që ta bëni të sigurtë sa më shpejt, për hir të faqes suaj dhe sigurisë së përdoruesit.