CloudyHost è certificato con il certificato di sicurezza PCI DSS 2022
Çfarë është PHP 7.3?
PHP është gjuha e skriptimit më e përdorur me mbi 80% të faqeve në internetit.
PHP përshtatet lehtësisht në HTML, dhe është fleksibël. Shpesh përdoret për të krijuar përmbajtje dinamike, të tilla si PDF, imazhe dhe video. Gjithnjë e më tepër është duke u përditësuar, me qëllim që të ofrohen veçori të reja dhe të përmirësohet performanca.
PHP-ja është pjesa më e rëndësishme e WordPress dhe për të pasur një performancë të mirë, duhet të keni versionin e fundit.
PHP 7.3 tani është në dispozicion për të gjithë klientët CloudyHost.com
PHP 7.3
PHP 7.3 është update-imi më i fundit i gjuhës skriptive, pasi zhvilluesit vazhdimisht bëjnë ndryshime dhe përmirësime. Versioni i fundit i PHP sjell një numër ndryshimesh.
Avantazhet e PHP 7.3
Shpejtësi dhe Performancë
Nëse faqja po punon me versionin më të vjetër të PHP-së, kalimi në versionin më të fundit do t’ju jap përfitime të menjëhershme të performancës. PHP 7.3 është 31% më i shpejtë se PHP 7.0. Ky përditësim sjell shpejtësi të performancës në mënyrë të jashtëzakonshme.
Faqet që ngarkohen ngadalë mund të çojnë dhe në humbjen e klientëve potencial, pasi ata do të kalojnë në një shërbim më të shpejtë.
Siguri
Një arsye tjetër themelore pse PHP 7.3 është e rëndësishme, është për sigurinë e faqes tuaj WordPress. Versioni më i fundit i PHP-së siguron që faqja juaj të jetë e mbrojtur kundër sulmeve online.