Si të keni më shumë followers në Instagram

Instagram është një nga rrjetet më të njohura të mediave sociale me mbi 200 milion anëtarë aktivë mujorë që ndajnë 60 milion imazhe dhe 1.6 miliard pëlqime në ditë.

Këto hapa do tj’u ndihmojnë të rritni një audiencë më të madhe në Instagram.

Mendoni një strategji

Përdorimi i çdo rrjeti social pa një plan nuk sjell shumë përfitime.

Pyeteni veten se pse doni të merrni më shumë ndjekës në Instagram. Dëshironi të:

-rrisni ndërgjegjësimin për markën
-rrisni shitjet e produkteve
-më shumë trafik në faqen tuaj të internetit.

Përcaktoni audiencën tuaj të synuar

Bëjini vetes disa pyetje se kë audiencë po përpiqeni të arrini:

Sa vjeç janë ata?
Ku jetojnë?
Me çfarë merren?
Kur dhe si e përdorin Instagramin?

Përgjigjja e këtyre pyetjeve do t’ju ndihmojë të krijoni llojin e duhur të përmbajtjes në Instagram për të sjellë ndjekësit e duhur.

Tierra Sol's Instagram profile with a recognizable look

#Hashtag

Për çdo postim, përdorni hashtagë të rëndësishëm si dhe shumë të përdorur. Bëni hulumtimet e duhura për të siguruar që po përdorni hashtaget më të rëndësishëm që nuk përshkruajnë vetëm markën tuaj, por dhe atë që po kërkohet në Instagram.

Related image

Zhvilloni stilin tuaj në Instagram.

Në Instagram mund të dilni jashtë kornizave. Mund të përdorni foto me ngjyra të theksuara apo çdo lloj efekti që ju mendoni se lidhet me ju apo me markën tuaj. Jeni të lirë të shfaqni aftësitë tuaja.

11-ways-to-get-more-instagram-followers-frooti

Bëni një përshkrim të shkëlqyer të Bio-s dhe profilit

Profili juaj duhet të jetë i realizuar mirë për të rritur audiencën tuaj.

Dy të tretat e vizitave në profilin e biznesit në Instagram janë nga llogaritë që nuk ju ndjekin. Profili juaj duhet të bindë për të klikuar butonin vijues.

Ja çfarë mund të përfshini në profilin tuaj:

Emri: Deri në 30 karaktere
Emri i përdoruesit: Vendosni të njëjtin emër përdoruesi si në kanalet e youtube po ashtu edhe në rrjetet sociale të tjera.. Kjo do ta bëjë më të lehtë për ndjekësit tuaj që t’ju gjejnë në Instagram.
Faqe interneti: Vendi i vetëm në Instagram ku mund të përfshini një link të klikueshëm.
Bio: 150 karaktere për të përcjellë identitetin tuaj të markës dhe për t’u treguar vizitorëve të rinj pse ata duhet t’ju ndjekin.

Postoni përmbajtje interesante

Përmbajtja e shkëlqyeshme i bën njerëzit të pëlqejnë, komentojnë dhe shpërndajnë postimet tuaja. Ky angazhim i jep një nxitje algoritmit në Instagram dhe ju ndihmon të merrni më shumë mundësi dhe ndjekës të rinj.

Gjithçka që postoni duhet të jetë interesante për audiencën tuaj të synuar. Qëllimi juaj është të informoni, angazhoni dhe argëtoni ata me përmbajtje.

Shënoni vendndodhjen tuaj

Vendosja e vendndodhjes është një mënyrë më e lehtë për njerëzit që të gjejnë përmbajtjen tuaj në Instagram.

Nëse biznesi juaj ka një vendndodhje fizike, sigurohuni që ta etiketoni. Përdoruesit mund të klikojnë në atë vendndodhje dhe të shohin të gjitha fotot e postuara nga ju. Kjo mund të ndihmojë në ekspozimin e markës tuaj (dhe llogarinë në Instagram).

Ndiqni përdorues të tjerë

Kur ndiqni një përdorues në Instagram ka shumë mundësi që ata të kontrollojnë llogarinë tuaj. Nëse keni përmbajtje bindëse që është relevente për interesat e tyre, ka të ngjarë t’ju ndjekin dhe ju.

Postoni në kohën e duhur

Çdo profil ka kohën e vet më të mirë për të postuar. Edhe ju keni tuajën!

Kohë më e mirë për ju që të postoni në Instagram është kur ndjekësit tuaj janë më aktivë. Klikoni në ikonën e Instagram Insights (bar chart), lëvizni poshtë tek seksioni “Followers” dhe klikoni mbi “See more”

Në fund të faqes, do të shihni në cilën ditë të javës dhe në cilën orë të ditës ndjekësit tuaj janë më aktivë.