5 shtojcat më të mira WordPress për një faqe restoranti

Çdo restorant ka nevoj për një faqe interneti.

Në pjesën më të madhe të rasteve, faqja e restorantit është kontakti i parë që klienti do të ketë me biznesin tuaj. Ndaj duhet të befasoni klientët me një dizajn sa më të bukur.

Ju gjithashtu duhet të shtoni në faqe menutë, oraret e restorantit dhe vlerësimet. Me anë të këtyre shtojcave për WordPress, ju mund t’i shtoni këto funksione.

1- Restaurant Menu

Restaurant Menu është një zgjidhje 3 në 1 për restorantin tuaj. Dizajn user-friendly ofron menutë, opsionin për të porositur online si dhe një sistem rezervimi.

Nuk është e nevojshme të keni njohuri në programim që të shtoni këto opsione kaq të nevojshme.

Kjo shtojcë WordPressi ofron mundësinë të editoni menutë me anë të Drag&Drop. Ju mund të shtoni fotot që dëshironi apo të përdorni fotot që ofrohen në galeri. Mund të personalizoni menutë sipas madhësisë dhe preferencave. Dizajn responsive e bën shumë të thjeshtë navigimin dhe nga celulari.

Porosia online është me një checkout dhe për klientë që rikthehen sërisht për të bërë një porosi tjeter, të dhënat ruhen automatikisht. Klientët marrin konfirmimin e porosisë në kohë reale si dhe afërsisht për sa kohë do të jetë gati.

Klientët mund të rezervojnë online para se të vijnë në restorant duke plotësuar një formë shumë të thjeshtë. Pastaj ata do të marrin dhe do të konfirmojnë tavolinën e rezervuar.

2- Store Hours Manager for WooCommerce

Restorantet marrin shpesh telefonata të tilla si: Jeni hapur sot? Në çfarë ore mbylleni etj.

Për të shmangur këto telefonata ju mund të postoni oraret e punës në faqen tuaj.

Store Hours Manager for WooCommerce është një shtojcë që ju jep fleksibilitet në njoftimin e klientëve.

Ju mund të aktivizoni apo të ç’aktivizoni checkout në varësi të orarit të punës tuaj. Nqs jeni mbyllur, nuk do të lejohet të bëhen porosi.

Shtojca ofron mundësinë të shikohet statusi i porosisë të bërë në restorant, mund të ç’aktivizoj opsionin për të bërë porosi në momentin që ka shumë fluks si dhe ofron një panel menaxhimi për adminin.

Ju mund të zgjidhni dhe opsionin me pagesë për këtë shtojcë, ku mund të shtohen funksione të tjera si: të vendosni logon tek njoftimet etj.

3- Easy Notification Bar

Çdo ditë, restorantet konkurojnë për të tërhequr vëmendjen e klientëve të tyre. Pavarësisht nëse bëhet fjalë për një drekë speciale ose për Happy Hours Deal, ata janë gjithmonë në kërkim të mënyrave të reja që të tërheqin klientë.

Fatmirësisht ju mund të dërgoni njoftime tek vizitorët e faqes tuaj.

Easy Notification Bar është një shtojcë që shton një njoftim që ju dëshironi në shiritin e sipërm të faqes tuaj. Mund të shtoni një tekst dhe një buton për të drejtuar klientët e mundshëm në një faqe specifike. Ju gjithashtu keni mundësinë për të mbajtur shiritin e njoftimeve statike ose të lëvizshëm. Një shirit i lëvizshëm do të mbetet i dukshëm ndërsa vizitorët tuaj lëvizin poshtë faqes.

Kjo shtojcë ofron një konfigurim të lehtë me WordPress Customizer. Mund të ndryshoni sfondin, ngjyrën, vendosjen e tekstit dhe madhësinë e shkronjave. Dizajni është mobile-friendly dhe funksionon shumë mirë edhe në pajisjet mobile.

4. WP Store Locator

Klientët kanë zgjedhur restorantin tuaj. Hapi tjetër është të gjejnë vendndodhjen. Kohë më parë ata duhet të telefononin restorantin për të mësuar vendndodhjen. Fatmirësisht kjo gjë ka ndryshuar në ditët e sotme.

WP Store Locator është një shtojcë që menaxhon vendndodhjen për faqet e internetit të restoranteve. Ju mund të shtoni një hartë direkt në faqen tuaj të WordPress për të ndihmuar klientët.

Kjo shtojcë ju lejon të personalizoni pamjen e hartës dhe të shtoni fusha të personalizuara. Klientët tuaj mund të filtrojnë rezultatet sipas rrezes dhe të marrin udhëzime me makinë për në restorantin tuaj në gjuhën e zgjedhur.

Mund të shtoni detaje shtesë rreth restorantit tuaj, si numrin e telefonit, adresën e emailit dhe orarin e punës.

5. Five Star Restaurant Reviews

Vlerësimet janë një ndikues kryesor për klientët. Ata u besojnë opinioneve të familjarëve, miqve, madje edhe të huajve kur blejnë shërbime.

Vlerësimet japin përshtypjen mbi përvojën e përgjithshme të klientit dhe mund të bindin klientët e tjerë të mundshëm.

Five Star Restaurant Reviews është një shtojcë WordPress e lehtë për t’u përdorur që shton dhe shfaq vlerësimet në faqen e internetit të restorantit tuaj. Kjo shtojcë skanon motorët e kërkimit për të identifikuar dhe integruar vlerësimet.

Ju mund të pranoni një numër të pakufizuar vlerësimesh, komentesh dhe t’i shtoni ato në faqen tuaj të internetit. Vlerësimet shfaqen në një layout të pastër dhe modern që i përshtatet të gjitha madhësive të ekranit. Pra, vlerësimet do të duken mirë si në mobile ashtu edhe në tablet apo desktop.

Versioni premium i kësaj shtojce WordPress përfshin opsione të ndryshme në mënyrën e shfaqjes së vlerësimeve, si në ngjyra, madhësi etj.

Krijoni një faqe më të mirë restoranti për klientët tuaj

Hapi i parë është të krijoni faqen tuaj duke zgjedhur një nga paketat host. Hapi i dytë është të përdorni këto shtojca për të shfaqur menunë, vendndodhjen, vlerësimet etj. për të tërhequr më shumë klientët.