CloudyHost è certificato con il certificato di sicurezza PCI DSS 2022
7 Gabime Që Ju Po Bëni Me Faqen Tuaj
Momentalisht janë 1.8 billion faqe interneti që konkurojnë me njëra tjetrën duke kërkuar vëmendjen e lexuesve. Nqs dëshironi që faqja juaj të jetë nga ato faqe që zgjidhet nga përdoruesit për t’u vizituar duhet të shmangni këto gabime.
1- Mos zgjedhja e një dizajn mobile-friendly
Një faqe mobile-friendly është një faqe që mund të përdoret lehtësisht si në desktop, tablet apo në celular. Nqs një përdorues hap faqen nga celulari automatikisht do të hapet versioni për celular, duke e bërë më të lehtë kërkimin në faqe.
Shumica e temave për WordPress janë mobile-friendly ndaj sigurohuni që kompania juaj e hostimit të ofroj instalim të WordPress me një klikim. Tek tema keni opsionin Preview që mund të shikoni temën se si duket ne desktop si dhe në celular.
Nqs faqen tuaj nuk e keni të përditësuar është momenti ta bëni tani.
2- Faqet tuaja kryesore kanë shumë përmbajtje
Para se ju të shkruani përmbajtjen e faqes tuaj, mendoni se sa kohë ju vet qëndroni duke lexuar një faqe pa kaluar tek tjetra.
Nqs ju jeni si shumica e lexuesve të tjerë, ju qëndroni 5.9 sekonda duke lexuar një faqe para se të kaloni tek tjetra.
Nëse ju e keni mirë menduar dizajnin si dhe teksin, lexuesit mund të marrin informacion të mjaftueshëm gjatë kësaj kohe.
Më poshtë gjeni disa këshilla për të tërhequr vëmendjen e lexuesit tuaj dhe për t’i inkurajuar ata të qëndrojnë më gjatë:
- Përdorni imazhe për të treguar një histori.
- Përdorni tituj, nëntituj, paragraf.
- Përdorni CTA.
- Shkruani vetëm çfarë është e domosdoshme për të treguar atë që ju doni.
- Shtoni disa faqe si: HomePage/Rreth Nesh/Kontakti etj.
- Shtoni një blog në faqen tuaj.
3- Nuk i kushtoni rëndësi se si do të dukej faqja juaj në një shfletues
Shumë lexues kanë disa tabs të hapur në një shfletues. Për të gjetur faqen tuaj lehtësisht në këto tabs mjafton të:
1- Shtoni një favicon.
2- Shtoni titullin e faqes.
Çfarë është një favicon?
Shikoni tek një tab i hapur në një shfletues. Logoja e vogël në anën e majtë të tab është favicon.
Çfarë është titulli i faqes?
Titulli i faqes është vargu i fjalëve që shfaqen pas favicon. Titulli i faqes ndryshon për çdo faqe të ndryshme në faqen tuaj të internetit. Kur jeni duke vendosur titullin e faqeve tuaja, merrni parasysh përdorimin e titujve më të shkurtër dhe më përshkrues të mundshëm për të ndihmuar vizitorët e faqeve të internetit të ri-lokalizojnë faqen tuaj me lehtësi.
4- Ngadalësimi i faqes nga shumë elementë
Sipas një studimi të bërë nga Google, 70% e faqeve në internet kërkonin më shumë se 7 sekonda për tu ngarkuar. Vendosja e shumë elementëve si video, foto, animime, sliders etj mund të duket shumë tërheqëse por e ngadalëson shumë faqen për tu ngarkuar.
Një lexues largohet nqs faqja juaj nuk ngarkohet për 3 sekonda, ndaj prioritet duhet të ketë shpejtësia e faqes.
Nqs për juve është e rëndësishme vendosja e këtyre elementëve konsideroni një VPS apo Server të Dedikuar që të keni performancën e kërkuar.
5- Ju vendosni të jeni kreativ me menutë
Sa më e thjeshtë të jetë për vizitorët për të naviguar në faqe, aq më gjatë ata do të qëndrojnë në faqen tuaj të internetit.
Kur jeni duke krijuar menutë tuaja të navigimit, qëndroni tek ato tradicionale. Përdorni emërtime të tilla si: “Home”, “Shërbimet”, “Rreth Nesh”, “Portofolio”, “Kontakti” etj.
Për më tepër, merrni parasysh se ku vendosni menunë tuaj të navigimit. Ka më shumë kuptim që të radhitni menunë tuaj kryesore në krye të faqes. Nëse keni shumë faqe në faqen tuaj të internetit, krijoni nën-menu dhe i vendosni poshtë menuve kryesore.
6- Nuk përfshini një CTA
Edhe pse ju mund të mos jeni një copywriter, ju sërisht mund të shkruani tekstin për faqen tuaj.
Një këshillë është të mos harroni CTA – Thirrje për Veprim.
Disa arsye se pse nuk duhet të harroni CTA:
1- Mbi 90% e vizitorëve që lexojnë titullin do të lexojnë gjithashtu CTA tuaj, sipas Unbounce.
2- Bërja e CTA-ve të duken si butona krijoi një rritje me 45% të klikimeve, sipas Copyblogger.
3- CTA-të e personalizuara sjellin 200% më shumë konvertime në blerës sesa imazhet e klikueshme.
Arsyeja pse CTA-të janë kaq të rëndësishme është sepse ato drejtojnë klientët në faqen tuaj. Me fjalë të tjera, ata i tregojnë lexuesit tuaj se çfarë dëshironi që ata të bëjnë më tej. Dhe pastaj ata e bëjnë.
Kur shkruani tekstin e faqes tuaj, gjithmonë pyesni veten, “tani çfarë?” Kjo pyetje ju ndihmon të kujtoni opsionet dhe përfitimet dhe gjithashtu të shkruani një CTA që u tregon lexuesve se çfarë të bëjnë më tej.
7- Nuk përdorni një temë për dizajnin
Në qoftë se nuk jeni një dizajner faqesh interneti me shumë eksperiencë, është më mirë të përdorni një temë për të ndërtuar faqen tuaj.
Shumica e ndërtuesve të faqeve apo WordPress ofrojnë shumë tema të koduara mjaft saktë që janë elegante dhe tërheqëse për vizitorët.
Disa nga temat WordPress që mund të zgjidhni
Ju mund të personalizoni këto tema si dhe të vendosni tekstin që ju dëshironi. Ju mund të ndryshoni ngjyrat, pamjen si dhe të shtoni CSS tuaj.
Krijoni faqen tuaj me CloudyHost pa humbur kohë
Nqs ju keni lexuar këtë artikull kjo do të thotë që ju jeni gati të ndërtoni faqen tuaj të internetit.
Ndërkohë që bëheni gati të ndërtoni faqen tuaj, mos harroni që CloudyHost ofron një ndërtues intuitiv të faqes në internet si dhe instalimin e WordPress me një klikim.
Shikoni pa humbur kohë paketat tona të hostimit.