Plugins të WordPress dhe Cybersecurity: Çfarë duhet të dini rreth tyre

Shtojcat luajnë një rol të rëndësishëm në krijimin e faqes tuaj të internetit.

Ju mund t’i përdorni ato për të ngarkuar më shpejtë faqen, për të organizuar më mirë përmbajtjen, për të kërkuar adresat e emailit të vizitorëve që t’i përdorni më vonë për marketing si dhe për të përmirësuar kërkimin në faqe.

Shumë nga këto shtojca janë falas. Shumë e rëndësishme është të siguroheni që shtojcat që zgjidhni të jenë të sigurta.

Fatkeqësisht, njerëzit mund të përdorin shtojcat për të përfshirë skripte me viruse apo me probleme me sigurinë. Çfarë mund të bëhet me këto skripte jo të sigurta? Ekziston mundësia t’iu marrin faqen, të instalojnë spyware apo mining për kriptomonedhat si dhe të marrin informacionet e klientëve.

Kjo nuk do të thotë që WordPress është i pasigurt. Midis janarit dhe korrikut të 2021, studiuesit gjetën vetëm tre dobësi në programin bazë, të cilat arritën t’i përditësonin. Por nga dhjetëra mijëra shtojca që ekzistojnë, shanset për një çështje sigurie janë më të larta me shtojcat sesa me vetë platformën e WordPress.

A është shtojca juaj WordPress një problem?

Zgjedhja e shtojcave është një detyrë më vete. Ju dëshironi performancë natyrisht, por gjithashtu dëshironi diçka që është e sigurtë, e besueshme dhe e lehtë për tu mirëmbajtur. Duhet të zgjidhni shtojca me vlerësim të lartë nga një burim i besueshëm, në mënyrë që të mos përfundoni me një shtojcë me viruse apo që kanë probleme me sigurinë.

Ekspertët e sigurisë i konsiderojnë shtojcat e WordPress.org si burimin më të sigurt për shtojcat. Me më shumë se 59,000 shtojca, ju do të keni shume opsione për të zgjedhur.

Disa shtojca nga WordPress.org

Para se të merrni një shtojcë kontrolloni si vlerësimet me yje, ashtu edhe komentet dhe reagimet e përdoruesve. Shikoni se çfarë u pëlqen përdoruesve në lidhje me shtojcën. Lexoni për çdo problem që ata kanë si dhe çdo përditësim që i bëhet shtojcës.

Gjithashtu shikoni numrin e instalimeve aktive për të kuptuar se sa përdorues i besojnë shtojcës. Një shtojcë e mirë mund të ketë vetëm disa qindra përdorues, por një shtojcë me mijëra përdorues ka fituar shumë besim.

Nuk ofron hosti im siguri për mua?

Hosti juaj ofron shumë siguri, përfshirë mbrojtjen fizike dhe dixhitale për serverin ku mbani faqen tuaj. Paketat e hostit tuaj mund të përfshijnë dhe opsione të tjera të sigurisë gjithashtu. Për shembull, paketat e hostit WordPress në CloudyHost përfshijnë backup të përditshëm të faqeve me JetBackup, Imunify360 për të zbuluar dhe hequr malware nga faqja juaj dhe parandalimin e spam-it në llogaritë e emailit me SpamAssassin.

Këto opsione të sigurisë që ofron hosti ju kursen në kohë, duke ju bërë të përqëndroheni tek nevojat specifike të sigurisë për faqen tuaj të internetit: duke mbajtur versionin e WordPress të përditësuar, temat dhe shtojcat tuaja të përditësuara si dhe duke u siguruar që përditësimet të mos shkaktojnë probleme në faqen tuaj të internetit (një arsye tjetër pse backup janë kaq të rëndësishme).

Kontrolloni kompabilitetin me versionin më të fundit të WordPress

Pra, keni gjetur një shtojcë me vlerësime të mira dhe aktive në shumë përdorues. Para se ta shkarkoni, sigurohuni që është në përputhje me versionin tuaj të WordPress. (Për sigurinë dhe performancën, duhet të mbani gjithmonë faqen tuaj të internetit të përditësuar në WordPress.)

Për t’u siguruar që shtojcat tuaja dhe WordPress janë kompatibël, duhet të dini versionin tuaj aktual të WordPress. Mund ta gjeni duke shkuar tek paneli i WordPress dhe duke klikuar Updates. Do të shihni një njoftim që ju bën të ditur nëse po përdorni versionin e fundit dhe ju jep numrin e versionit.

Nqs ju nuk keni bërë përditësimet, do të shikoni një faqe të tillë:

Ju gjithashtu duhet të verifikoni që shtojcat janë të përditësuara. Shumica e autorëve të shtojcave bëjnë përditësimet e produkteve të tyre, por ndonjëherë nuk bëhen, ose bëhen me vonesë. Nëse shihni një njoftim me kuti të verdhë në krye të faqes së shtojcës në WordPress.org, kushtojini vëmendje asaj.

Shikoni gjithashtu kutinë e specifikimeve në faqe për të parë se me cilin version të WordPress funksionon dhe sa kohë ka që është është përditësuar.

WordPress është në versionin 5.8 tani, kështu që kjo shtojcë është e vjetër.

Psh kjo shtojcë mund të mos funksionojë siç duhet me versionin aktual të WordPress. Gjithashtu mund të ketë probleme të sigurisë që hakerat mund t’i shfrytëzojnë. Janë pikërisht këto faqe që nuk janë përditësuar apo kanë shtojca të vjetra që kërkohen më shumë nga hakers.

Nëse shtojca juaj e zgjedhur është kompatibël, vazhdoni dhe provojeni. Nëse vendosni se nuk është e duhura për faqen tuaj, fshijeni atë. Nqs nuk i fshini duhet sërisht t’i përditësoni, pasi hakerat mund t’i shfrytëzojnë.

Mbani të përditësuar WordPress dhe shtojcat tuaja

Ashtu si gjithçka e bërë me kod, WordPress dhe shtojcat marrin përditësime për veçori të reja, përmirësime dhe riparime. Ndonjëherë problemet janë të vogla që ndikojnë në mënyrën se si duket ose funksionon një shtojcë. Ndonjëherë ato janë probleme sigurie që duhet të rregullohen për të mbajtur hakerat larg faqes tuaj.

Kur botuesit njoftojnë për përditësime të sigurisë, hakerat i shohin ato gjithashtu. Dhe ata fillojnë të kontrollojnë për faqet që nuk i kanë bërë përditësimet ende – shpesh duke përdorur bots që mund të skanojnë dhe identifikojnë faqet që nuk janë përditësuar.

Edhe nëse jeni të kënaqur me versionin aktual të WordPress dhe të shtojcave tuaja, ju ende duhet t’i përditësoni. WordPress dhe disa shtojca ju lejojnë t’i vendosni ato të përditësohen automatikisht, gjë që duhet të bëni. Për pjesën tjetër që nuk mund t’i bëni automatikisht mund të veproni në disa mënyra:

1- Hartoni planin tuaj të përditësimit manual

Ky plan mund të funksionoj nqs ju mund të logoheni të paktë një herë në javë për të parë njoftimet për përditësime.

Ndonjëherë mund të shqetësoheni se një përditësim do të shkaktoj probleme me faqen tuaj, veçanërisht nëse shtojcat tuaja nuk janë përditësuar dhe nuk janë kompatibël me versionin e ri të WordPress. Ju mund të bëni backup fillimisht dhe pastaj të procedoni me përditësimet.

Në panelin e WordPress tek opsioni: Updates, arrini të shikoni të gjitha njoftimet për përditësime si për WordPress ashtu edhe për shtojcat apo temat.

2- Shtoni një shtojcë sigurie. Pse keni nevojë për një shtojcë sigurie?

Një shtojcë sigurie shton një mbrojtjeje tjetër për faqen duke skanuar faqen tuaj për çështje sigurie, duke përfshirë shtojcat dhe përditësimet e WordPress, dhe duke ju dërguar njoftime me email sa herë që faqja juaj ka nevojë për një përditësim.

Ju mbetet akoma të bëni përditësimet manualisht.

Nëse hosti juaj nuk përfshin një shërbim sigurie si Imunify360, mund ta shtoni në faqen tuaj. Paketat e hostit në CloudyHost përfshin një skanim ditor të malware, heqjen automatike të çdo malware që zbulon skanimi, mbrojtjen nga sulmet bot si dhe pajis faqen tuaj me çertifikatat më të fundit TSL/SSL automatikisht.

3- Vendosni përditësimet automatike për shtojcat

Nëse keni shtojca që nuk kanë një opsion automatik të përditësimit, merrni parasysh shtojcën Easy Updates Manager. Një shtojcë për të përditësuar shtojcat tuaja. Versioni falas ju lejon të vendosni disa ose të gjitha shtojcat tuaja që të përditësohen automatikisht. Kjo është një zgjidhje mjaft efikase, veçanërisht nëse menaxhoni më shumë se një faqe në internet ose menaxhoni një faqe me shumë shtojca.

Shikoni paketat e hostit WordPress në CloudyHost, dhe krijoni prezencës tuaj online pa humbur kohë. Ato përfshijnë Imunify360 falas, për të mbrojtur faqen tuaj nga malware, sulmet e botëve etj.