Si të filloni një blog në 2022

Fillimi i një blogu mund të jetë më i thjeshtë nga sa mendoni. Brenda disa orësh, mund të kaloni nga një faqe under construction, në një blog plotësisht funksional.

Në këtë artikull, ne do t’ju tregojmë se si të zgjidhni platformën e duhur për blogun, të emërtoni blogun, të zgjidhni një paketë host, të ndërtoni faqen si dhe të publikoni postimin tuaj të parë.

Çfarë është një blog?

Një blog është një faqe interneti që fokusohet kryesisht në përmbajtjen që ju shkruani. Secila prej këtyre përmbajtjeve njihet si postime në blog.

Ka tematika të ndryshme për bloge, duke filluar nga bloget personale tek bloget e biznesit.

Shumë biznese janë të suksesshme në internet nga blogu cilësorë. Blogimi ka avantazhin që ju lejon të krijoni një lexues të synuar, të cilit më pas mund t’i shisni produkte, shërbime ose kurse. Me përmbajtjen dhe paketën e duhur të hostimit , ju keni potencialin për ta kthyer një blog në një markë në internet.

Pse duhet të filloni një blog?

Ka shumë arsye për të hapur një blog si: po kërkoni të gjeneroni trafik për faqen tuaj ekzistuese, të ndani perspektivën tuaj me botën, të markoni veten si ekspert, të fitoni mjaft ndjekës për të fituar para nga blogu juaj nëpërmjet reklamave ose affiliate etj.

Për të filluar një blog të suksesshëm, nuk keni nevojë të keni aftësi shkrimi të nivelit Faulkner. Dhe në fakt, stili i të shkruarit i Faulkner nuk do të ishte i përshtatshëm për të bërë blogje, ku sa më thjeshtë të shkruani, aq më mirë. Njerëzit nuk u drejtohen blogjeve për të lexuar përmbajtje si në tekstet shkollore ose shkrime të shkëlqyera letrare. Në vend të kësaj, ata duan informacion praktik që bazohet në përvojën e jetës reale.

Si të filloni një blog

Menaxhimi i një blogu do të marrë shumë kohë dhe punë, por fillimi i një blogu është relativisht i lehtë. Ju mund të filloni blogun tuaj të ri duke ndjekur këto nëntë hapa.

1- Zgjidhni fushën ku do të fokusoheni për shkrimet tuaja.
2- Zgjidhni emrin e blogut.
3- Krijoni një kalendar për postimet.
4- Zgjidhni platformën tuaj të blogimit.
5- Zgjidhni paketën host.
6- Ndërtoni faqen.
7- Filloni të shkruani.
8- Publikoni postimin tuaj të parë.
9- Promovoni blogun tuaj.

1- Zgjidhni fushën ku do të fokusoheni për shkrimet tuaja

Para se ju të zgjidhni emrin e blogut, ju duhet të vendosni për fushën për të cilën do të bëni shkrimet tuaja si dhe per audiencën që do i drejtoheni.

Nqs ju doni të krijoni një blog që promovon biznesin tuaj, dhe shkrimet duhet të kenë lidhje me biznesin tuaj. Pra nqs keni një dyqan për kafshë dhe blogu duhet të jetë për kafshë, nuk mund të jetë për futbollin.

Nqs doni të krijoni një brand personal, mendoni se çfarë ju intereson dhe cilat janë qëllimet tuaja. Doni të keni një blog për të gjetur klient apo për të gjetur punë? Nqs po, atëherë sigurohuni që ju bëni postime që kanë lidhje me bizneset apo personat që ju doni të punoni.

Ndërkohë, nqs ju thjesht doni të krijoni një blog pasi doni të ndani mendimin tuaj për diçka që ju e keni pasion, mundohuni të gjeni një temë më specifike. Psh, blogs për ushqimet ka shumë, por blogs për ushqime që bëjnë alergji tek fëmijët dhe se si t’i përdorim, janë më të pakta. Është një audiencë specifike që do kërkonte për këto tema.

Edhe nqs ju jeni ekspert në atë çfarë ju do të shkruani, nuk do të thotë që keni njohuri se si të bëni një blog të suksesshëm. Merrni kohën që ju duhet për të studiuar konkurencën, për të parë se çfarë i bën ata të suksesshëm.

Studioni mënyrën e shkrimit, formatin, nqs përdorin video, imazhe apo infographics në blogun e tyre.

Pasi i keni studiuar, shikoni se çfarë mund të ofroni më shumë, diçka që nuk e ofrojnë blogjet e tjera.

2- Zgjidhni emrin e blogut

Emri i blogut tuaj duhet të ketë lidhje me temat për të cilat ju do të shkruani. Më e mira do të ishte një emër përshkrues dhe që mbahet mend lehtë, në mënyrë që audienca të kuptoj direkt se për çfarë është blogu.

Këtu mund të keni pak vështirësi duke qënë se emrat që mund t’ju vijnë në mendje mund të jenë të zëna. Përpiquni të bëni kombinime të ndryshme si dhe të gjeni sinonime. Psh nqs do krijoni një blog për udhëtime mund të gjeni dhe fjalë të tjera përveçse “travel”, mund të përdorni: “voyage”, “wanderlust”, “touring”, “flying” etj.

Që të jetë më e lehtë që të gjendet, do të ishte mirë që dhe emri i blogut dhe emri i domain-it të jenë të njejtë.

Vazhdoni të kërkoni për emrin e domainit tuaj për të parë nqs është i disponueshëm. Gjatë kërkimit ju sugjerohen dhe opsione të tjera që janë të disponueshëm. Ju mund të përdorni prapashtesa të ndryshme si: .al, .com, .net etj.

Kerko domain
Zgjidh domain

CloudyHost.com i ofron të gjitha prapashtesat. Sapo të gjeni emrin që ju dëshironi, bëni menjëherë regjistrimin.

3- Krijoni një kalendar për postimet

Tani që ju keni zgjedhur fushën për të cilën do të shkruani, dhe emrin e blogut, duhet të zgjidhni temat.

Ndani disa postime që ju i mendoni më të rëndësishme, dhe që ju keni njohuri.

Zgjidhni temat që do të shkruani si dhe mënyrën se si do të organizoni faqen, në mënyrë që audienca të ketë më të thjeshtë navigimin.

Nqs ju do të bëni një blog për mënyrën e jetesës, do të keni si tema kryesore: udhëtimin, fashion dhe planifikimin për party. Nqs keni një blog për peshkim, do të keni si tema kryesore: peshkimin në thellësi të detit, peshkimi në breg si dhe vlerësimet për paisjet e peshkimit.

Tani që ju keni vendosur për temat kryesore të blogut, krijoni kalendarin për postimet.

Me anë të kalendarit të postimeve ju vendosni temat si dhe orarin e postimit. Në këtë mënyrë ju do të postoni rregullisht.

Ndiqni këto 4 hapa për të krijuar kalendarin e postimeve:

1- Pasi keni zgjedhur temat kryesore, bëni një “brainstorming” për artikujt që do të bëni për çdo temë.

2- Bëni një listë me ditët festive .Nqs ju keni një dyqan online, doni të përfshini në blogun tuaj edhe ditë si Black Friday etj.

3- Kërkoni kalendarët e postimeve të revistave për frymëzim.

kalendar editorial

4- Zgjidhni një ditë dhe orarin për postimet që ju keni zgjedhur.

Kjo do t’ju ndihmoj pasi ju gjithmonë do e dini se për çfarë do të shkruani si dhe kur do të shkruani.

4- Zgjidhni platformën tuaj të blogimit

Për fat të mirë, për të filluar një blog nuk duhet të dini programim. Ka disa opsione që mund të zgjidhni që do t’ju lejojnë të dizenjoni blogun tuaj dhe të publikoni postime pa pasur nevojë të mësoni një gjuhë programimi.

Zgjedhja më e njohur për blogerët është WordPress. Blogu ynë këtu në CloudyHost është një blog WordPress. WordPress është një sistem i menaxhimit të përmbajtjes që ju lejon të ndërtoni blogun dhe të menaxhoni përmbajtjen tuaj. WordPress është popullor sepse:

  • Është falas.
  • Është relativisht i lehtë për t’u përdorur.
  • Mund të zgjidhni ndërmjet shumë temave, që e bën më të lehtë ndërtimin e faqes tuaj të internetit.
  • Ka mijëra shtojca, të cilat zgjerojnë funksionalitetin e WordPress.
  • Ka shumë burime për t’ju ndihmuar se si të përdorni WordPress.

WordPress kërkon pak njohuri për të bërë dizajnin ashtu sic ju e doni si dhe për të përdorur dhe zgjedhur temat dhe shtojcat e sakta. Por është projektuar posaçërisht për blogim, kështu që pasi të keni vendosur dizajnin tuaj kryesor të blogut, shtimi dhe redaktimi i postimeve të reja është i lehtë.

WordPress
WordPress

Nëse dëshironi një opsion edhe më të lehtë, CloudyHost ofron një Website Builder, që është krijuar për fillestarët.

website-builder

5- Zgjidhni paketën host

Pasi keni zgjedhur platformën tuaj të blogimit, duhet të zgjidhni hapësirën ku do të ruani blogun tuaj.
CloudyHost ofron paketa specifike për WordPress. Në bazë të faqes tuaj ju mund të zgjidhni se cila paketë ju përshtatet më mirë. Gjithashtu ju keni mundësinë të kaloni në një paketë tjetër në çdo moment që ju dëshironi.

6- Ndërtoni faqen

Pasi keni konfiguruar domain me hostin është momenti që të filloni të krijoni faqen tuaj. Ndërtimi i një blogu është i ngjashëm me krijimin e çdo lloj faqe tjetër, përveçse do t’ju duhet të siguroheni që platforma që keni zgjedhur të ketë funksionalitetin e blogimit.

7- Filloni të shkruani

Ju duhet të keni disa përmbajtje përpara se të filloni të promovoni blogun tuaj. Një blog me vetëm një artikull nuk do t’u japë njerëzve një ide rreth blogut apo një arsye se pse të kthehen. Nëse keni një numër postimesh interesante të publikuara në faqen tuaj, vizitorët kanë më shumë mundësi t’i lexojnë si dhe të kthehen më vonë për më shumë informacion.

Referojuni kalendarit tuaj dhe filloni me planifikimin që keni bërë:

Një artikull i shkëlqyer në blog duhet të përfshij:

  • Një titull tërheqës.
  • Imazhe ilustruese.
  • Informacione të dobishme.

Ju duhet të strukturoni informacionin në një format të lehtë për t’u lexuar, që do të thotë ta ndani atë me tituj dhe nëntituj si dhe në paragraf.

Çdo blog që ka një qëllim të qartë, psh: si të ndihmojë në promovimin e një biznesi ose rritja e ndjekësve për të fituar para, duhet të marrë në konsideratë dhe veprimin që ju doni që ndjekësit tuaj të bëjnë. Disa shembuj të CTA-ve që mund të konsideroni janë regjistrimi i email-it, të shikohet një produkt i caktuar etj.

Sigurohuni që gjithmonë të korrigjoni postimet tuaja në blog përpara se t’i publikoni. Gabimet në shkrim ose fjalitë që nuk kanë shumë kuptim mund t’i largojnë lexuesit.

8- Publikoni postimin tuaj të parë

Shkrimi i postimeve është pjesa e vështirë. Publikimi i tyre është shumë i lehtë.

Tek WordPress, zgjidhni Postime > Shtoni të Rinj nga menyja në të majtë.

Kjo do të shfaqë redaktuesin e postimeve ku mund të vendosni titullin, përmbajtjen e postimit dhe çdo media që dëshironi të përfshini. Pasi të keni vendosur përmbajtjen, keni disa hapa shtesë që mund të ndërmerrni përpara se të shtypni butonin “Publiko”:

  • Shtoni etiketat përkatëse në postimin tuaj dhe zgjidhni kategoritë përkatëse për të.
  • Zgjidhni imazhin.
  • Shtoni një përshkrim meta, i cili është një përshkrim i shkurtër për postimit tuaj që synon të shfaqet në motorët e kërkimit.

Klikoni butonin Preview në këndin e sipërm djathtas të ekranit për të parë se si do të duket postimi juaj pasi të jetë publikuar. Kontrolloni postimin për të parë që gjithçka është në rregull. Pastaj klikoni “Publikoni” dhe postimi juaj do të jetë online për të gjithë.

9- Promovoni blogun tuaj

Nqs ju dëshironi që postimet tuaja të lexohen nga njerëzit duhet të punoni për këtë pjesë.

Ekziston një listë e gjatë taktikash që mund të provoni për të gjetur mënyrën e duhur që funksionon për ju dhe audiencën tuaj. Disa opsione janë:

SEO – SEO bën të mundur që faqja juaj të shfaqet më lart në motorët e kërkimit për termat përkatëse. SEO nuk është i lehtë, por me strategjinë e duhur, ju mund të rrisni dukshmërinë dhe të nxisni trafikun në faqen tuaj.

Mediat sociale – Promovimi i postimeve tuaja në mediat sociale është një mënyrë e mirë për t’i nxjerrë postimet tuaja para njerëzve që janë të interesuar për atë që ju postoni.

Marketingu me email – Inkurajoni vizitorët që pëlqejnë postimet tuaja të regjistrohen në listën tuaj të emailit dhe sigurohuni që ata të njoftohen sa herë që ju keni postuar.

Reklamimi PPC – Shfaqja në motorët e kërkimit është një nga mënyrat më të mira për t’u gjetur, por është e vështirë për bloget e reja. Ju mund të shfaqeni më shpejtë në motorët e kërkimit nëse investoni në reklamat PPC.