CloudyHost è certificato con il certificato di sicurezza PCI DSS 2022
PHP X-Ray – Monitorimi i performancës të faqes tuaj
Kur një faqe interneti ngadalësohet, zakonisht ka një problem me sistemin e menaxhimit të përmbajtjes. Për të përmirësuar performancën zakonisht duhej të shikoje në instalimin e WordPress, Joomla ose Drupal dhe të diagnostikoje problemin manualisht. Tani problemet e performancës mund të identifikohen menjëherë duke përdorur PHP X-Ray.
PHP X-Ray ofron informacion të detajuar mbi problemet e performancës që përfshijnë CMS. Nëse një faqe ka shtojca të ngadalta, queries të databazës, funksione ose kërkesa të jashtme, ky aplikacion i ndihmon në përcaktimin e problemit themelor.
PHP X-Ray u zhvillua posaçërisht për të zgjidhur problemet e performancës në faqet e internetit të bazuara në PHP, të tilla si:
- Shtojca të ngadalta.
- Queries të ngadalta të databazës.
- Funksione të ngadalta.
- Kërkesa të jashtme të ngadatla.
Më poshtë janë udhëzimet se si të përdorni PHP X-Ray për të rregulluar një faqe të ngadaltë.
1- Si fillim, logohuni në cPanel dhe klikoni ikonën X-Ray.
2- Klikoni Start tracing.
3- Zgjidhni domain që doni të kontrolloni.
4- Specifikoni URL-në e saktë ose përdorni një wildcard (*) për të gjithë.
5- Vizitoni faqen tuaj për të simuluar vizitorë në mënyrë që X-Ray të mund të mbledhë të dhënat e nevojshme.
6- Tani mund t’i shikoni rezultatet tuaja duke klikuar në ikonën e pamjes.
7- Rezultatet do të shfaqen nga më i ngadalti. Klikoni rezultatin për të zbuluar të dhënat nga kontrolli.
8- Këtu mund të shihni të gjitha rezultatet.
Për shembull, nqs një nga shtojcat e WordPress përdor shumë resurse do ta shihni këtu. Ç’aktivizoni shtojcën nga paneli i WordPress. Vizitoni faqen përsëri. Faqja duhet të ngarkohet më shpejt se më parë. Tek detajet në faqe nuk duhet të shfaqen më probleme me performancën.
Tani duhet të keni një ide të qartë se çfarë po e shkakton problemin dhe si të filloni korrigjimin e tij.
Të dhënat e mëposhtme mblidhen për çdo kërkesë:
- Modulet/shtojcat e softuerit sipas kohës së ekzekutimit (vetëm për shtojcat e WordPress).
- Queries të databazë sipas kohës së ekzekutimit.
- Kërkesa të jashtme sipas kohës së ekzekutimit.
- Funksionet e tjera të sistemit sipas kohës së ekzekutimit.
Merrni një nga paketat në CloudyHost dhe vazhdoni me krijimin apo transferimin e faqes tuaj. Për çdo problem me performancën e faqes tashmë mund ta kontrolloni direkt nga PHP X-Ray, qe vjen falas për çdo paketë.