Si te rrisni trafikun e faqes përmes Instagram

Një mënyrë e sigurtë për t’u lidhur me audiencën tuaj të synuar është të angazhoheni me ata, atje ku kalojnë pjesën më të madhe të kohës, që është Instagrami.

Lajmi i mirë është që Instagrami është jashtëzakonisht i popullarizuar jo vetëm për njerëzit por edhe për bizneset që kanë një faqe interneti. Në fakt, mesatarja e angazhimit për një postim në Instagram nga një llogari biznesi është 0.96%. Jo keq!

Sidoqoftë, nëse keni një faqe, me siguri dëshironi të rrisni ndërveprimet në Instagram për të dërguar trafikun në faqen tuaj të internetit.

Fatmirësisht, Instagrami ka disa strategji të thjeshta që do t’i dërgojnë ndjekësit tuaj nga Instagrami në faqen tuaj.

1. Optimizoni bion tuaj në Instagram

Gjëja e parë që dikush do të bëjë kur të shikojë markën tuaj në Instagram është të klikoj në faqen e profilit tuaj. Që faqja të duket sa më interesante dhe tërheqëse duhet të bëni këto veprime:

1- Një foto të bukur profili. Mund të jetë logo e markës tuaj ose e ndonjë produkti BestSeller.
2- Në Bio përshkruani ekzaktësisht se çfarë ju bëni.
3- Përfshini një CTA në Bio.
3-Përfshini linkun e faqes.

2. URL e faqes tuaj

Linku në bio bën të mundur që ndjekësit të kalojnë nga Instagram tek faqja juaj. Për këtë arsye ne duhet ta mirëmendojmë linkun që vendosim në bio.

Merrni në konsideratë këto pika para se të vendosni linkun:

  1. Nuk është e domosdoshme vendosja e Home Page, ne mund të vendosim edhe nje artikull të blogut apo një produkt BestSeller. Pra vendosim linkun se ku duam të dërgojmë ndjekësit.
  2. Linku që vendosni duhet të shfaq një faqe mobile-friendly duke qënë se pjesa më e madhe e kërkimeve bëhet nga celulari. Sigurohuni që faqja të jetë e shpejtë dhe e lehtë për tu naviguar nga celulari.
  3. Përdorni shërbime si: extended.bio, tap.bio, or Later. Këto shërbime ofrojnë një link mbi të cilën njerëzit mund të klikojnë, të shikojnë të gjitha postimet tuaja në IG dhe të klikojnë në atë çfarë ju duket më interesante. Linku pastaj i dërgon ndjekësit në faqen përkatëse.

    1- Krijoni një postim në IG dhe përdorni titullin për të ftuar njerëzit të klikojnë mbi linkun në bio për më shumë informacione.

2- Përdorni extended.bio (ose një shërbim të ngjashëm) për të shtuar më shumë linqe në llogarinë tuaj IG.

3- Pasi përdoruesit të klikojnë tek linku (p.sh. tap.bio/@justjared), fotografitë shfaqen përsëri, por kësaj here ato janë të lidhura me faqen tuaj.

4- Përdoruesit mund të shikojnë fotot dhe sapo të gjejnë atë çfarë ju intereson, e klikojnë dhe IG e dërgon tek faqja juaj në internet.

Me disa klikime të thjeshta, unë mund të marr informacionin që dua.

Përdorimi i njërit prej këtyre shërbimeve është një mënyrë e shkëlqyeshme për të drejtuar trafikun në blogun ose faqen tuaj të internetit përmes Instagramit.

3. Instagram Stories

Instagram Stories filluan në 2016 dhe ka qenë një nga mënyrat më të mira për tu lidhur me audiencën.

Ndjekësit i pëlqejnë shumë Instagram Stories, dhe sipas statistikave 58% e tyre janë bërë më të interesuar për një brand apo produkt pasi e kanë parë në story.

Nëse po kërkoni të angazhoni audiencën tuaj, hapi i parë është të postoni në Instagram Story dhe të bëni një plan për të postuar rregullisht.

Këtu janë disa ide për Instagram Story, për t’i drejtuar njerëzit përsëri në faqen tuaj:

  • Vendosni link në Instagram Story. Nëse keni mbi 10K ndjekës në Instagram, juve do tju shfaqet opsioni “Swipe Up”. Në këtë mënyrë mund t’i dërgoni ndjekësit drejtpërdrejt në faqen tuaj të internetit.
  • Kërkoni nga audienca juaj të vizitojë linkun në bio. Nëse nuk keni ende 10K ndjekës, përfshini një CTA në Instagram Story ku mund t’i kërkoni audiencës tuaj të vizitojë linkun në bio.
  • Krijoni një Instagram Story rreth postimit tuaj më të fundit në blog. Unë ndjek shumë marka në Instagram, dhe sa herë që ata thonë se kanë një postim të ri në blog, unë vizitoj faqen e tyre.

Nëse nuk e keni krijuar akoma një Instagram Story, koha është tani. Nëse keni përdorur Stories, merrni parasysh përdorimin e funksionit “Swipe Up” ose thjesht një CTA për t’i bërë përdoruesit të klikojnë në linkun në bio.

Nuk është e pazakontë që influencers të krijojnë një Instagram para krijimit të një faqe në internet.

Nëse keni shumë ndjekës në Instagram dhe jeni gati të hapni një blog ose të filloni një faqe eCommerce, do të duhet të zgjidhni një paketë host që plotëson kërkesat tuaja.

Cloudyhost është ndër platformat më të besueshme për shërbim hosting dhe domain. Ne ofrojmë disa plane hostimi që përfshijnë instalimin e WordPress me një klikim dhe me tema mobile-friendly.